Edhe ish-drejtoresha e Tatimeve kundër Ramës: Skema e Rilindjes nuk ka garë! Jam për lista të hapura 100%

Ish-anëtarja e Asamblesë Kombëtare të PS-së, Brisida Shehaj deklaroi se është pro listave të hapura 100%.

Në një intervistë për emisionin Tempora, Shehaj u shpreh se me lista të hapura 100% dotë ketë garë dhe gara sjell gjithmonë diçka të mirë.

“Unë jam për lista të hapura 100%, pasi ku ka garë prodhohet gjithmonë diçka e mirë. Unë e kam shprehur këtë. Jam për lista 100% të hapura. Jo për këto metodat e hedhura rishtazi nga Rilindja. Listat e hapura do të sillnin disa alternativa të votuara nga populli, kurse listat e hapur amë këtë formulë nuk besoj se do të prodhonin diçka të madhe.

Në Tiranë ka 34 deputetë, me propozimin e Rilindjes, nga 1 deri në 11 do të jetë e mbyllur do të jetë e mbyllur nga kryetari, ndërsa pjesa tjetër do të garojë. Në 2017 PS mori 18 deputetë, pra deri te i 11-ti janë të kryetari. Populli, që të gjithë shqetësohen, do të votojë nga 1 deri në 18. LSI ka 5 që nuk ka garë fare, PD 11 që do të thotë plus minus 1. Kjo skemë e Rilindjes nuk fut garën dhe nuk fut mendim për popullin”, deklaroi Shehaj.