Dorëhiqet kryeministri francez, i dorëzon mandatin presidentit Macron

Kryeministri francez, Eduard Filip, i dorëzoi presidentit Emanuel Makron kërkesën për t’u dorëhequr, e cila u pranua. Kryeministri do të vazhdojë të drejtojë çështjet qeveritare derisa të emërohet pasuesi i tij.

Filip e mori detyrën e kryeministrit në vitin 2017, kur presidenti Makron erdhi në pushtet. Javën e shkuar ai u zgjodh kryetar bashkie i Le Havre, qytetit port ku ka shërbyer edhe më parë me të njëjtën detyrë.

Teksa zgjedhjet presidenciale franceze do të zhvillohen në vitin 2022, kreu i Elysees është duke punuar për formimin e një ekipi të ri qeveritar, që ndoshta do të prezantohet deri të mërkurën 8 Korrik, kur është planifikuar edhe mbledhja e Këshillit të Ministrave.

Kryeministri në largim, i cili mori detyrën në 2017, do të sigurojë, së bashku me anëtarët e qeverisë së tij, “menaxhojë punët aktuale deri në emërimin e qeverisë së re”.