Deputeti çek kundër zgjedhjeve në UT

Jiri Mihola, deputet dhe anëtari i komisionit të jashtëm në Senatin Çek, ka reaguar për zgjedhjet në Universitetet, duke shprehur kritika për mos lejimin e studentëve të votojnë, përmes zgjedhjes së një data kur ata janë me pushime.

“Meqenëse jap mësim vetëm në universitet, jam i vetëdijshëm për rëndësinë e qeverisë studentore dhe e vlerësoj shumë punën e tyre në senatin akademik.

U habita shumë kur mësova se Ministria e Arsimit e Shqipërisë planifikon të organizojë zgjedhjet e qeverisë studentore dhe gjithashtu zgjedhjet e udhëheqjes universitare në kohën kur tre të katërtat e studentëve janë në pushime verore.

Në të njëjtën kohë, për shkak të situatës pa përmirësim në lidhje me epideminë e koronavirusit në Shqipëri, më duket një vendim i tillë i pakuptueshëm dhe i paarsyeshëm.

Për shkak të paraleleve të këtyre problemeve, kandidatët nuk do të kenë mundësi të paraqesin agjendën e tyre dhe do të ndërpritet procesi normal i votimit.

Kështu, shumica e studentëve do të humbasin mundësinë për të ndikuar në menaxhimin e qeverisë studentore dhe universiteteve.

Besoj se do të ketë një kohë më të mirë për organizimin e këtyre zgjedhjeve që të mos ketë hije dyshimi për rregullsinë e tyre dhe të ruhet dinjiteti i institucioneve akademike dhe besimi në udhëheqjen e tyre”,-shkruan deputeti cek, i cili falënderon Lisander Hoxhën, Zv. Kryetarin e Forumit Rinor të Partisë Demokratike për informimin.