Denoncimi i oficerit të policisë: Mbjellje masive kanabisi në Jugun e vendit me urdhër të Ardi Veliut dhe Kryeministrit

Ish-Kryeministri Berisha ka publikuar mesazhin e një oficeri policie në Policinë e Shtetit, i cili shkruan se, i gjithë jugu i vendit është mbjellë me hashash.

Ai shkruan se, duke përfituar nga pandemia dhe ineficenca totale e shçba, me urdhër direkt dhe bekimin e Ardi Veliut e porosi direkt të kryeministrit, territoret e komisariateve të Vlorës, Tepelenës, Skraparit, Përmetit, Delvinës, Gjirokastrës dhe Mallakastrës janë të mbjellura me qindra e mijëra rrënjë kanabisi.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Mbjellje masive e hashashit ne jugun e vendit

Ne rrethet e Vlores, Gjirokastres, Delvines, Tepelenes, Permetit, Skraparit, Mallakstres eshte dyfishuar mbjellja e droges krahasuar me vitin 2016.

Narkopolicia siguron plantacionet me urdher te Ardi Geron Xhafes!
Kjo ndodh me porosi te Edvin Droges!

Lexoni mesazhin dhe shikoni fotot e qyterarit dixhital! sb

Prsh zoti Berisha. Jam nje oficer policie ne drejtorine e pergjithshme te policise shtetit. Nga drejtimi qe ndjek ne zyren time e kam te pamundur mos te denoncoj tek ju se cfare po ndodh ne shumicen e territorit te jugut.

Duke perfituar nga pandemia dhe ineficenca totale e shcba, me urdher direkt dhe bekimin e Ardi Veliut e porosi direkt te kryeministrit territoret e komisariateve te vlores, tepelenes, skraparit,permetit,delvines,gjirokastres dhe mallakastres jane te mbjellura me qindra e mijra rrenje kanabisi. Ne lidhje me kete fakt eshte ne dijeni dhe Edi Rama mbasi eshte porosi e tij ( se ministri Lleshi eshte ne autobus) por ka dhene ok e tij sepse Ardi ka marre persiper te prodhoje vota per zgjedhjet e ardhshme me shefat e ketyre komisariateve ne bashkpunim me grupet kriminale qe kane mbjedhur kanabisin.

Guardi di finanza ka bere monitorim nga ajri te territorit dhe ka sjelle kordinatat ku rezulton se territori eshte i mbjelle dyfish me 2016, por nga komisariatet perkatese raportojne sikur i prishin dhe as nuk i afrohen parcelave. Foto nga parcelat sjellin plot kolege te ndershem nga terreni por ju ftoj te nxisni nje grup gazetaresh ose televizioni te gjejne mundesine te bejne nje udhetim me helikopter ne nje nga territoret e mesiperme ku do te shikohet boterisht kanabizimi shqiperise made in Ardi Veliu.

kanabis2