Deklarta e fortë e Merkel, vendos në pikëpyetje negociatat e BE me Shqipërinë

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka shpalosur para eurodeputetëve në PE prioritetet e presidencës 6- mujore gjermane të Bashkimit Europian.

Merkel sa i përket objektivave për zgjerimin e BE ka përmendur vetëm Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, teksa ka premtuar që Gjermania do të bëjë gjithçka për të filluar konferencat e çeljes së negociatave.

Por Merkel thotë se konferenca ndërqeveritare do të mblidhet të paktën për Maqedoninë e Veriut, kurse për Shqipërinë thotë ‘edhe ndoshta’.

”Ne synojme të arrijmë progres në tre fusha të politikes së jashtëme ; dhe fillimisht me një konferencë antaresimi të pakten me Maqedoninë e Veriut, mbase edhe me Shqipërinë- t‘u japim shteteve te Ballkanit Perëndimor një perspektive antarësimi.”- tha Merkel gjatë fjalës.

Maqedonia e Veriut formalisht i ka të hapura negociatat pa kushte, ndërkohë Shqipëria ka 15 kushte në total, dhe që të ulet në Konferencën e parë ndërqeveritare me BE duhet të plotësojë disa prej tyre.

Merkel ishte një nga iniciatoret që në tetor të vitit të kaluar që të hapeshin negociatat me Shqipërinë, dhe Bundestagu miratoi rezolutën me 9 kushte, kurse në mars Këshilli Europian i çoi në 15.