Deklarata e fortë e analistit: Edi Rama është gjarpri që kontrollon kuçedrën

Analisti Fitim Zekthi, përmes ekranit të FaxNews në emisionin “Pasdite me Xhaxhiun” ka folur rreth aktualitetit politik në vend. Zekthi shprehet se mekanizmi patrimonial i cili blen votën e shqiptarëve, është rrënjosur thellë në shoqëri dhe kjo duhet të zhbëhet me një dalje shumë masive në zgjedhje për të sjellë ndryshimin.

Analisti bën një analogji të qeverisë shqiptare me kuçedrën me shumë koka e cila kishte bllokuar ujin në fshat. Kuçedra sipas Zekthit nuk mund të vritej pasi rilindte sërish, ai që kontrollonte kuçedrën ishte një gjarpër me zile në mal, ndaj fshatarët për të liruar ujin duhet të merreshin me gjarprin. Dhe pikërisht ky gjarpër sipas Zekthit është zoti Rama, ndaj shqiptarët nuk mund të shpëtojnë nga keqqeverisja në qoftë se nuk rrëzojnë Ramën

“Në terma të përgjithshëm do të thoshim se ky lloj mekanizmi neo-patrimonial që blen zgjedhjet është si puna e një kuçedre që ka bllokuar ujin në fshat. Kjo ka shkaktuar zi buke, thatësirë dhe mjerim, por kuçedra nuk mund të vritet pasi ka shumë koka dhe mund të rilindë sërish. Legjenda thotë që kuçedrën e konrollon një gjarpër që është në një guvë në mal ndaj për të shpëtuar duhet të shkohet te gjarpri. Në analogji kuçedra është qeveria shqiptare dhe gjarpri që e kontrollon është Edi Rama. Ka vetëm një zgjidhje dhe kjo është dalja masive por masive në zgjedhje kundra Edi Ramës.

Nëse do kemi rezultate 53% PD, 47% PS, sigurisht që ky mekanizëm nuk e lejon rotacionin dhe është e kotë të flasim për lista të hapura, mua më duket qesharake. Madje do thoja vetë regjimi i zotit Rama e ka stisur këtë debat sepse e di shumë mirë që cdo lloj liste, mekanizmi neopatrimonial e kontrrollon procesin e votimit në shqipëri “- tha Fitim Zekthi.