Bylykbashi ia ”plas në fytyrë” Ramës: Ja fleta e votimit e marrë si model nga vendet europiane

Rama dha si justifikim për heqjen e koalicioneve, fletën e votimit që do të ishte si një libër i trashë, por Oerd Bylykbashi dha sot shembullin sesi ajo do të duhej të ishte në zgjedhjet e ardhshme.

Bylykbashi teksa u pyet nga gazetarët sesi do të ishte modeli i fletës së votimit me koalicione dhe lista të hapura njëkohësisht, siç propozon opozita, tha se mjafton që të shohim shembullin që ndjek Kosova.

“Çështja e funksionimit bashkë të listave të hapura dhe koalicioneve siç i kemi sot është çështje teknike e zgjidhshme lehtësisht. Zgjidhet me kod e kanë zgjidhur vende të tjera. Sipas Ramës fleta e votimit do jetë një libër që do e bëjë të pamundur për zgjedhësit të zgjedhë. Nuk është e vërtetë. Nëse këto parti do garonin individualisht, me listë të hapur përsëri lista e votimit e tillë do ishte.

Nëse Rama mendon se do iu kufizojë të drejtën partive për të garuar tregon qëllimin e tij. Koalicionet zgjedhore janë traditë 30-vjeçare kushtetuese. Përpjekja që bën Edi Rama për të stigmatizuar koalicionet tregon frikën e tij nga përballja me shqiptarët. Modeli me listë të përbërë është i mirënjohur, e kemi marrë si model nga vendet europiane. I jep mundësinë dhe fuqinë zgjedhësit që të përcaktojë forcën e secilës parti. Rama kërkon mbylleni listën në mënyrë që të kenë të pamundur zgjedhësit ta bëjnë këtë zgjedhje.

Është detyrim sot që lista e kandidatëve të çdo partie të publikohet. Zgjedhësi kur përzgjedh partinë zgjedh me numër dhe kandidatin. Kjo tregon që ajo që thotë Rama është gënjeshtër. Ky është modeli që ka Kosova. Ne kërkuam një gjë fare të qartë maxhorancës, a jeni dakord të hapen listat 100% pa ndryshuar formulën e koalicioneve. Për 2 orë rresht përfaqësuesi i maxhorancës u përpoq të thoshte jo me fjalë të tjera dhe doli qartë qëllimi”, deklaroi Bylykbashi.

fleta