Bylykbashi: Gjiknuri refuzoi të fliste për propozimin tonë, Rama i ka alibi listat e hapura për të hequr koalizionet parazgjedhore

Oerd Bylykbashi deklaroi pas mbledhjes së Këshillit Politik se maxhoranca ka refuzuar të diskutojë për propozimin e Opozitës së Bashkuar për hapjen e listave 100% dhe mosndryshimin e formulës për koalicionet dhe përllogaritjen e mandateve. Ai tha se Edi Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore.

“Opozita e Bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj. Nëse do të shkohet drejt hapjes së listave duhet të hapen 100% me kusht që formula aktuale kushtetuese dhe ligjore e koalicioneve dhe për ndarjen e mandateve të mos ndryshojë. Ajo që është fare e qartë për shqiptarët dhe partnerët ndërkombëtare, Edi

Rama dashurinë e fundit për lista e hapura e ka vetëm një alibi për të hequr koalicionet zgjedhore. për t’u bërë të pamundur zgjedhësve që të mos japin votën individuale për parti të veçanta. Farsë për Edi Ramën që të ndryshojë rregullat e garës për kundërshtarët e tij.

Kërkuam të shprehej përfaqësuesi i maxhorancës, refuzoi në mënyrë të vazhdueshme gjatë gjithë mbledhjes. Edhe pse i dhamë modelet se ku ekzistojnë në Europë modeli i koalicionit që Shqipëria e ka prej 17 vitesh, Belgjika, Holanda, Danimarka, Italia, Letonia edhe në Greqi është aplikuar.

Janë modele të vendeve nga është marrë. nëse nuk i duket model maxhorancës diçka qe ka funksionuar, gjithë kjo përpjekje e Edi Ramës është për të vrarë mundësinë e partive politike për të garuar në liri të plotë. Presim na maxhoranca të reflektojë. Është çështje e KP, duhet trajtuar në Këshillin Politik. Çdo lloj përpjekjeje e maxhorancës dhe Edi Ramës për të turbulluar një gjë kaq të qartë është e kotë”, deklaroi Bylykbashi.