Bylykbashi i prerë: Ajo që është dakordësuar në Këshillin Politik të kalohet pa asnjë ndryshim. Ata duan pazare!

Përfaqësuesi i PD në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit Politik tha se, në mbledhjen e sotme është dakordësuar për pjesën tjetër të marrëveshjes së 5 qershorit që ka të bëjë me veprat penale që dëmtojnë zgjedhjet. Ai akuzoi palën maxhorancën se kërkon t’i heqë mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike pasi duan pazare me dyer të mbyllura.

“Opozita siç kishte deklaruar zbatoi atë pjesë tjetër të marrëvjes së 5 qershorit për trajtimin e rekomandimeve të ODIHR-it, çështje me shitblerjen e votës dhe çdo vepër penale që dëmton zgjedhjet. Një paketë që sot u dakordësua. Ajo që është miratuar këtu duhet miratuar pa ndryshime.

Kjo nuk e përmbyll marrëveshja e 5 qershorit sepse është dhe një çështje tjetër për depolitizimin e administratës zgjedhore. Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi do që të shkojë tek pazaret me dyer të mbyllura”, tha Bylykbashi.

“E bëmë të qartë se çdo veprim i njëanshëm minon dhe nxjerr nga shinat marrëveshjen e 5 qershorit dhe produktin e saj. Ata kërkojnë që t’i heqin mundësinë shqiptarëve që të votojnë një ofertë publike të partive politike, pasi duan që të shkojnë tek pazaret me dyer të mbyllura”, deklaroi Bylykbashi.