Berisha publikon foton: Rama me syrin e skuqur nga efekti i kokainës

Kryeministri Edi Rama u shfaq dy ditë më parë në një konferencë për mediat, në krah të Taulant Ballës, ndërsa foli për ndryshimet Kushtetuese në funksion të listave të hapura.

Por ajo që tërhoqi vëmendjen ishte syri i skuqur i Ramës.

Ish-Kryeministri Sali Berisha në një postim në rrjetet sociale duke publikuar fotot shkruan se, “ky është efekti i kokainës në sy!”.

Opozita prej kohësh ka kërkuar që politikanët ti nënshtrohen testit të drogës, por kjo kërkesë e saj është refuzuar nga mazhoranca.

Ram1