Berisha nxjerr videon: Vjedhjet rekord në Europë dhe botë në rrugë të Edvin Hajdutit

Ish-Kryeministri Sali Berisha ka denoncuar me shifra vjedhjen galopante që po bën në infrastrukturë kryeministri Edi Rama. Në një video denoncuese, publikuar sot, Berisha shtjellon deri në detaje se si po abuzohet me paratë e qytetarëve shqiptarë. “Vetëm për koncensionin e rrugës Milot – Fier, ata do të paguajnë për 35 vjet rresht, 5.57 milionë euro në muaj, ose 192 mijë euro në ditë, ndryshe 8 mijë euro në orë apo 133 euro në minutë”, shkruan ish-Kryeministri.

“1.-  Zgjerimi i 2 km të Unazës me 42 milionë euro, pra me 21 milionë/km është rekord botëror vjedhjeje për kilometër zgjerim.  Po ju kujtoj se 1 km në tunelin e Krrabës ka kushtuar 14 milionë euro!

2 – Autostrada Milot – Fier, 1,2 miliardë euro me 22 milionë euro km. Ndërkohë për ndërtimin e rrugëve fushore, standarti i BE-së është 1,29 milionë për km.  Sipas këtij standarti, segmenti rrugor që lidh Kroacinë me Bosnjen prej 333 km kushtojë 430 milionë euro, pra 17 herë më lirë se sa kushton kilometri Milot – Fier, 1 km e së cilës kushton fiks 2 herë më shumë se sa Rruga e Kombit e ndërtuar në terrenin më të vështirë që ekziston dhe me 21,6 km tunele, 8 km ura dhe vepra arti. Ndiqni videon”, thekson Berisha.