Berisha: Edvin Hajduti, ortak me Beson e Partisë në Kazinonë e Besos së Partisë

Ish-Kryeministri Sali Berisha denoncoi se pavarësisht se kazinosë së Tajvanit i ka skaduar licenca, ajo vazhdon hapur punën.

Postimi i ish-Kryeministrit Berisha

Edvin Hajduti, ortak me Beson e Partisë në Kazinonë e Besos së Partisë

Asaj, më 23 qershor i ka skaduar licenca, por me porosi të Edvinit qe ndan paratë me Beson, vazhdon haptas punën dhe askush nuk guxon t’i vërë dyllin.

Kjo mund të ndodhë vetëm e vetëm kur kryekreu është bashkëpronar i fshehur i saj. Përndryshe ajo nuk do funksiononte dot as dhe një ditë të vetme pas skadimit të licencës në qendër të Tiranës pa iu vendos dylli dhe konfiskuar mjetet.

Lexoni denoncimin e qytetarit dixhital. sb

Përshëndetje Doktor, uroj të jeni mirë… Kur doli aksioni ‘Fundi i marrëzis’ ishte Arben Ahmetaj që në studion e Opinion tha se Tajvani nuk mbyllet deri në 23 qershor 2020…sepse kishte leje nga parlamenti me kontratë për 15-20 vjet, në rast se shteti shqiptar i mbyll kazinonë, do e dëmshpërblejë 10 milionë euro. Deri këtu po i themi ok. Si ka mundësi është akoma hapur? Sipas një kërkimi në QKB, nuk ka asnjë afat mbarimi…