Basha pritet në Kosovë si Kryeministër!

Lideri i opozitës shqiptare, Lulzim Basha është pritur në Kosovë me nderimet më të larta në vizitën e tij dyditore.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti doli në një konferencë të përbashkët, ndërsa Basha bëri zotimet e tij për kohën kur të jetë në pushtet si kryeministër.

Suksesi i kësaj vizite është komentuar nga analistët si një prelud i rotacionit politik në Shqipëri.

Por teksa Basha u prit si kryeministër në Kosovë, ajo që ra në sy ishte normaliteti politik. Ndryshe nga Edi Rama, që sa herë takohet ose flet për Kosovën, ekziston frika se do ketë ndonjë tradhti nga pas si në rastin e ndarjes së Kosovës apo Mini-Shengenit, Basha e rikthen Shqipërinë në rolin e saj të rëndësishëm në rajon si faktor stabiliteti.

Kryeministri Edi Rama, i rrënuar nga dëshpërimi i pritjes madhështore që Kosova i rezervoi Bashës, po përpiqet që të zhurmojë vizitën e e suksesshme të liderit të opozitës në Kosovë. Ai ka dërguar qesharakun Taulant Balla që të takohet me kryeministrin Hoti një ditë pas takimit të Bashës.