Basha: Fatmir Limaj, një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Takimi me Fatmir Limajn është rikthim tek një mik ku gjej jo vetëm këshillën, por dhe një pasqyrë të qartë të realitetit politik në Kosovë, dhe në hapësirën mbarë shqiptare.

Fatmir Limaj, është një politikan i sprovuar dhe një nga njerëzit që ka sakrifikuar për lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës e më pas, e ka vazhduar sakrificën e tij personale, duke qenë i pari në kalvarin e atyre, që lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës u është dashur ta mbrojnë edhe pas përfundimit të luftës, edhe pas shpalljes së pavarësisë.

Gjatë bisedës me zotin Limaj, i rikonfirmova atij qëndrimin dhe gatishmërinë e Partisë Demokratike dhe timin personal, për të qëndruar plotësisht në dispozicion dhe në mbështetje të vendimeve, të institucioneve por dhe të forcave politike të Kosovës, në përballjen me sfidat aktuale, të cilat jam i sigurt që mbështetur në përvojën e grumbulluar ndër vite, do të dinë t’i përballin me mençuri, me maturi dhe me vendosmëri.

1 47

3 25