Barça, e vendosur për Lautaron

Gjiganti katalunas po mundohet ta gjejë rrugën e duhur për ta transferuar yllin argjentinas në Spanjë

Barcelona nuk e ka ndërmend të heq dorë assesi nga Lautaro Martinez.

Gjiganti katalunas dëshiron ta transferojë yllin argjentinas në javët në vazhdim.

Kërkesa e Interit prej 111 milionë eurosh është e lartë dhe Barça po mundohet ta gjejë rrugën e duhur për ta bërë të vetin sulmuesin “Nerazzurr”.

E përditshmja spanjolle “Sport” raporton se Barça ka arritur marrëveshje me lojtarin që nëse ai largohet nga Interi, do të transferohet veç në “Camp Nou”.

Klauzola e Martinezit ka përfunduar të martën.

Kampioni aktual spanjoll nga ana e tij i ofron dy futbollistë plus para për 22 vjeçarin, i cili po shkëlqen këtë sezon në Itali.