Balliu: Përse u ndërrua prokurori 24 orë më parë? Këta sollën policinë në 7 të mëngjesit tek shtëpia ime dhe tani…

Seanca gjyqësore për ish-deputetin Klevis Balliu është shtyrë sepse është ndërruar prokurori i çështjes 24 orë më parë.

“24 orë para është ndërruar prokurori. Si mund të shqyrtojë prokurori 24 orë para pa e marrë vesh pala tjetër? Nuk kanë dhënë ndonjë justifikim zyrtar. Nuk ndodh që 24 orë para një procesi të ndërrohet procesi. Është shtyrë”, tha avokati.

“Këta sollën policinë në 7 të mëngjesit tek shtëpia ime dhe këtu ndërrojnë prokuroin për të shtyrë seancën. Do të jenë 10 banorë të tjerë të unazës që akuzohen se kanë protestuar. Kemi të bëjmë me sistem hajdutërie. E përsëris, banorë të nderuar të këtij vendi janë future në burg se nuk paguajnë dot dritat.

KLSH flet për 6.2 mln euro të zhdukuar nga buxheti i shtetit dhe nuk keni 1 të arrestuar. E vetmja gjë që ka rfëndësi sot është se sistemi i drejtësisë, është shkatërruar për vjedhjet. Këta mafiozë dhe qeveri hajdute e kapur me presh në dorë nga opozita. Sa më shumë të limitohet qytetari, aq më pak drejtësi do të kesh në vend”, tha Balliu.