Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit protestë te SPAK: Drejtësi e vonuar, drejtësi e munguar!

Aleanca për Mbrojtjen e Tetarit Kombëtar po zhvillon një protestë te SPAKU, kjo vjen si pasojë e mos transparencës të hetime të kryera deri tani nga kjo strukturë .

Aktori i njohur Robert Budina i drejtoi disa pyetje SPAKUT-t dhe kërkoi të zbatoi procedurën e  konstatimit të veprave penale të kryera nga personat e akuzuar dhe vendosjen përpara drejtësisë .

Ai u drejtua me këto pyetje:

-Ne i kërkojmë SPAK një informacion të plotë duke ruajtur sekretin hetimor.

-Ku është situata procedurale nga data 20 maj kurë është bërë kallëzimi penal ?

-Kush është thirrur të japi shpjegime, në cfarë cilësie dhe a janë marrë dhe sekuestruar të gjitha tabulatët telefonike të personave të akuzuar ?

-A janë bërë veprime konkrete në sekuestrimin e provave materiale që të bëhet e mundur zbardhja e ngjarjes kriminale të ndodhur me shembjen e Tetarit?

-Cilat janë veprimet që SPAK ka bërë në lidhje me vendimin që prokuroria ka marrë për sekuestrimin preventive të truallit të Teatrit Kombëtar?

Aleanca kërkon që SPAK të kryej detyrën që ja përcakton ligji dhe të bëjë menjëherë zbardhjen e plotë të ngjarjes kriminale që Bashkia e Tiranës në bashkëpunim me Shtetin Shqiptarë kanë bërë duke shembur Teatrin Kombëtar në kundërshtim me të gjitha procedurat ligjore.