A është kryeministri i vendit tim në rrezik?!

Si qytetar i këtij vendi, por edhe si mjek kam kohë që jam i shqetësuar për paraqitjen në publik të kryeministrrit të vendit im.

Nuk e kam fjalën për anën perverse të tij, për çitjanet, nallanet apo xhaketën e trashë në mes të korrikut.

Unë jam i shqetësuar për shëndetin mendor dhe fizik të kryeministrit të vendit tim!

Në këtë foto kryeministri shihet me pupila të zgjeruara e të sy të devijuar frikshëm , dhe apriori , si mjek unë smund të gjykoj nëse kryeministri i vendit vuan nga ndonjë sëmundje trupore apo larg qoftë përdor ndonjë substancë narkotike.

Në një foto tjetër kryeministri i vendit shihet me pantallona të lagura, por unë si mjek e di që prostata është një mallkim për shumë burra, tek e fundit një kryeministër me probleme prostate , nuk i sjell asgjë të keqe vendit, gjithmonë nëqoftëse është mirë nga të tjerat, sidomos mendërisht .
Ajo që më merakos është balli i nxirë i kryeministrit të vendit tim, e ajo që mi shton dyshimet se kryeministri i vendit tim nuk gëzon shëndet të mirë është një foto ku në sytë e tij vërehen lehtë sklerat e përgjakura !

Sklerat e gjakosura të kryeministrit të vendit tim duhet të na shkundin fort!

Ato mund të jenë një paralajmërim serioz se shëndeti i kryeministrit tonë mund të jetë në rrezik!

Unë nuk i kam harruar për asnjë çast logorrhetë e çdo pasditeje të kryeministrit në muajt mars e prill ku fliste për mijëra të vdekur, arkivole mbi dhe, nën dhe, dhunë, burgosje, shfarosje etj. por tashmë kur shoh sytë e përgjakur të tij , si qytetar dhe si mjek ju bëj thirrje të gjithë atyre që rrethojnë kryeministrin të kujdesen për të !

Është më mirë të mbivlerësohet thirrja ime për kjdes ndaj shëndetit të kryeministrit se sa të injorohet!

Shëndeti i lkryeministrit nuk i takon vetëm atij!

Sinqerisht, Ilir Allkja, mjek.

Ram1

1 42