6 persona humbin jetën nga Covid-19, shkon në 134 numri i viktimave

Vazhdojnë shifrat tronditëse të viktimave nga koronavirusi i ri. Gjashtë persona kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.

“Fatkeqësisht 6 qytetarë nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen në spitalin Shefqet Ndroqi dhe në spitalin Infektiv: 

Nuk e kanë fituar dot betejën në spitalin COVID1 një 43-vjeçare dhe një 79-vjeçar nga Tirana dhe një 65-vjeçar nga Kruja, të tre të intubuar prej disa ditësh, me sëmundje të tjera bashkëshoqëruese.

Nuk kanë mundur të mbijetojnë në spitalin COVID2 “Shefqet Ndroqi”, një 62-vjeçar nga Pogradeci me sëmundje bashkëshoqëruese, një 56-vjeçar nga Kukës, dhe një 69-vjeçar nga Tirana pa sëmundje të tjera. 

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve,” deklaroi MSH.

Në total janë regjistruar 134 viktima. (Qarku Tiranë 70, Shkodër 20, Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Vlorë 4, Kukës 4, Korçë 3, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1).