4 të vdekur nga Covid-19 në 24 orët e fundit, mes tyre një 31-vjeçar

Në vendin tonë, janë regjistruar 4 viktima nga koronavirusi në 24 orët e fundit. Një prej tyre, është një 31-vjeçar nga Tirana, ndërsa tre viktimat e tjera janë konkretisht; një 69-vjeçar nga Shkodra, një 76-vjeçare nga Fieri dhe një 85-vjeçar nga Korça në dy spitalet COVID.

Aktualisht në spitalin Infektiv dhe ‘Shefqet Ndroqi’ po trajtohen 124 pacientë, 18 në terapi intensive dhe 7 të intubuar.

Janë konfirmuar 92 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit nga 507 teste të kryera.

Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 53 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2883, që nga fillimi i epidemisë.