Enigma e dorëheqjes së zëvendësministres së Drejtësisë

Zëvendës ministrja e Drejtësisë, Fjoralba Caka ka njoftuar këtë mëngjes se jep zyrtarisht dorëheqjen nga ky post.

Këtë akt ajo e ka bërë të ditur nëpërmjet një letre jashtëzakonisht të gjatë, ku mund të lexosh shumëçka por jo detaje për arsyet e kësaj dorëheqje.

Për këtë hap që ka ndërrmarë Caka mjaftohet me sqarimin, se ndërprerja e detyrës bëhet për motive të forta personale, të cilat pamundësuan vijimin e saj.

“Edhe pse është mjaft e vështirë që të ndash në pak rreshta një vendim të rëndësishëm që mbart brenda kohë reflektimi, në emër të transparencës që kam me ju do të doja të ishte një vendim i bërë me dije personalisht prej meje.

Për arsye që nuk lidhen absolutisht me objektin e veprimtarisë së punës sime apo aktivitetit tim publik dhe tërësisht vetjake, më duhet që nga sot të tërhiqem nga funksioni im si Zëvendësministre e Drejtësisë:, shkruan Caka për arsyet e kësaj dorëheqje.