Policia ndërpret dasmën, gjobit me 1 milionë lekë pronarin e lokalit

Policia e Durrësit ka ndëshkuar me gjobë 1 milionë lekë pronarin e një lokali në fshatin Shkallnur pasi organizoi një dasëm në kundërshtim me Aktin Normativ në fuqi.  Strukturat e pòlicisë në vijimësi të masave të ndërmarra për parandalimin e përhapjes së virusit Covid-19 si dhe kontrolleve të kryera në terren kanë arritur të evidentojnë lokalin në të cilin po zhvillohej dasma. Adiministratori i lokalit është shtetasi me inicialet  G.H., ndaj të cilit u vendos dhe masa administrative.

Njoftimi i plotë i policisë

Pòlicia e Durrësit ka ndëshkuar me masë administrative 1 milion lekë administratorin e një lokali, pasi organizoi dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ.

Strukturat e Drejtorisë Vendore të Pòlicisë Durrës, në vijim të kontrolleve të ushtruara në subjekte të ndryshme, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19, kanë evidentuar në fshatin Shkallnur, një lokal që kishte organizuar dasmë në kundërshtim me Aktin Normativ, duke mos respektuar distancën e sigurisë midis personave. Për këtë subjekt me administrator shtetasin G. H., shërbimet e Pòlicisë kanë vendosur masë administrative 1.000.000 lekë.

Pòlicia e Durrësit apelon për të gjithë administratorët e subjekteve që ushtrojnë aktivitet, të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë dhe masat kufizuese, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.