Dhunohet koleksionisti i njohur nga kunati i Peleshit pse publikoi dosjen e burgut të Ramës, reagon Berisha

Koleksionisti i njohur, Gjergji Thimo, i cili publikoi numrin e dosjes së Edi Ramës të burgosur në Francë, është dhunuar barbarisht mbrëmjen e djeshme nga kunati i Niko Peleshit në pazarin e Korçës.

Pak ditë më parë u mbajt për disa orë në polici pse publikoi numrin e dosjes së Ramës, ndërsa dje krzeministri i ndërsu yagarët e tij për t’i mbyllur gojën Gjergj Thimos.

Për këtë ngjarje të rëndë ka reaguar edhe ish-Kryeministri Sali Berisha.

Berisha dënon me ashpërsinë me te madhe aktin kriminal te Edvin Kristaq Trafikantit dhe i bën thirrje komunitetit ndërkombëtar të marre në mbrojtje koleksionistin e njohur Gjergji Thimo, jeta e të cilit kërcënohet direkt nga Rama.

“Banditi i narkoqeverisë, kunati i Niko Peleshit godet dhe përgjak me porosi zotin Gjergji Thimio sepse beri publik numrin e te burgosurit Al 1961138/A 03/1993 qe kishte Edvin Kristaq Rama i burgosur ne Paris për trafikim ikonash.

Ky është një krim i shëmtuar politik.

Dënoj me ashpërsinë me te madhe aktin kriminal te Edvin Kristaq Trafikantit dhe ju bej thirrje komunitetit ndërkombëtar te marre ne mbrojtje koleksionistin e njohur Gjergji Thimio, jeta e te cilit kërcënohet direkt nga Edvin Kristaq Trafikanti”, shkruan ish-kryeministri Sali Berisha në faqen e tij në Facebook.

Dëshmia e plotë e Gjergji Thimos

Para 10 ditësh denoncova se donin të më ekzekutonin.

Sot në mënyrë tendencioze më ka dhunuar dhe ofenduar kunati i Niko Peleshit i cili ka në posedim një bar-lokal pranë dyqanit tim të ikonave dhe pikturave. Ishte ora 8:45 min kur makina tip Fuoristradë, pa targa në ambientet e pazarit kur është e ndaluar ligjërisht, duke marrë para gjitha pikturat.

Përveç kësaj ndalon makinën, vjen furishëm në ambientet e brendshme te dyqanit, mbyll derën më zë për gryke dhe me gjuan disa herë dhe vijon nga ofendimet nga më banalet. Arrij ti shpëtoj nga duart dhe të dal nga dyqani, jashtë ambienteve kishte edhe persona qe arritën të më shihnin gjatë konfliktit dhe të më vini në ndihmë.

Lajmërova menjëherë policinë të cilët kanë ardhur pa vonesë. Nuk kam lëvizur nga vendngjarja pasi i kërkova policisë një oficer gjyqësor për të bërë hetimet. Më thanë që do vij edhe ende nuk kanë ardhur.

Ndërkohë dhunuesi është shoqëruar dhe liruar nga policia brenda 10 min.

Kunati i Peleshit ka zënë në mënyrë të paligjshme hapësirën publike. Kërkoj mbrojtje nga ambasada Amerikane pasi në Shqipëri duan të më eliminojnë. Jam i frikësuar për jetën time, pasi prej kohësh kërcënohem nga njerëzit e Edi Ramës dhe nuk dihet fati i mëtejshëm i imi.

1 43

2 32

4 17

Rama