Gjendje alarmante nga Covid-19 në Tropojë, 20 persona që presin më kot për testin!

BERLIN, GERMANY - MARCH 10 :Symbol photo of the coronavirus crisis. Diagnosis. COVID-19, SARS-CoV-2 on March 10, 2020 in Berlin, Germany. Health authorities around the world are concerned about the novel coronavirus. More and more countries are reporting diseases and new infections. (Photo by Thomas Imo/Photothek via Getty Images)

Ish-Kryeministri Sali Berisha shprehet se, në Tropojë është krijuar një “gjendje alarmante e COVID-19”. “Janë mbi 20 persona që presin më kot për testin! Të sëmure në gjendje të rende që nuk ndihmohen. 127 nuk ju shkon në ndihme. Personeli mjekësor pa mjete mbrojtëse”, shkruan ish-kryeministri në një postim në FB, duke përcjellë denoncimin e një qytetari, mbërritur në adresë të tij.

Në mesazhin e denoncuesit shkruhet:

“Në Bajram Curri gjendja jashtë kontrollit nga COVID-19. Mjekët e qendrave nuk ju përgjigjen të sëmurëve. Ata vijnë në spital për ndihmë, por në spital s’ka tampona. Ata që kanë tampon nuk i përgjigjen as mjekët e spitaleve, thua s’ua bëjnë me paratë e veta dhe një pacient në gjendje të keqe që nuk i jep ndihmën njeri. As 127 nuk ju vjen në ndihmë, personeli në gjendje të mjerueshme, gjithçka jashtë kontrollit. Anonim ju lutem se aktualisht janë mbi 20 persona që presin për tampon”.