Gazetari nxjerr dokumentet: Gonxhe edhe drejtor edhe pronar i një shoqërie transporti, sa milionë ka marrë nga shteti

Gazetari Flamur Vezaj  përmes një postimi në rrjetet sociale ka denoncuar drejtorin e Transportit Rrugor, Blendi Gonxhe, i cili në konflikt të hapur interesi, është pronar dhe i një shoqërie të transportit rrugor.

Sikur të mos mjaftonte kjo, kompania ”Albarent”, e cila është në pronësi të Gonxhes, ka marrë miliona lekë nga institucionet publike, ndërkohë që nuk ka një bilanc të deklaruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit.

Sipas të dhënave nga spendingDataAlbania, komapania ALBARENT e Gonxhes ka përfituar mbi 22.3 milionë leke të reja nga institucionet publike.

Postimi i plotë i Vezajt

“Gonxhe diga”, edhe akullore, edhe çokollate! Blendi Gonxhja eshte Drejtor i Pergjithshme i Sherbimeve dhe Transportit Rrugore per Shqiperine njeherazi pronar aktiv i kompanise “ALBARENT”! Kjo kompani ofron cdo sherbim te transportit rrugore dhe jo vetem ne gjithe Shqiperi! Pra drejtori transporteve ne shtet ka edhe nje kompani transporti ne private! Ky eshte konflikt i paster interesi, morali e ndoshta edhe ligjor! Ne fakt nuk duhet çuditur se shume “Rilindas” ne pozita shteterore kane edhe kompani private aktive ne disa raste me te njejtin objekt duke perfituar miliona nga taksat e qytetareve! Fenomen perserites!

Ti kthtehemi “Gonxhe diges” dhe kompanise se tij “Albarent” e cila cdo dite merr para nga taskat e qytetareve per “sherbimet” e ofruara per institucionet ne vend! Thene ndryshe qe pas emerimit ne poste drejtuese te “Gonxhe diges” kompanise i jane shtuar pagesat nga institucionet e ndryshme, thuajse te gjithe ministrite ne vecanti Mbrojtja, Jashtme, Mjedisi-Turizmi, Kultura, Arsimi, Kuvendi e shume agjenci shteterore! Nga keto agjencite, kampion ishte Agjencia e Kombetare e Planifikimit te Territorit!

Sipas te dhenave nga spendingDataAlbania, komapania ALBARENT e “Gonxhe diges” ka perfituar mbi 22.3 milione leke te reja! Me tender apo pa tender, si u zgjodh vetem kjo kompani sherbimi etj etj, kete duhet ta thone institucionet qe i kane paguar faturat kesaj kompanie! Keto para i ka perfituar kompania e drejtorit ”Gonxhe diga” qe pretendon se shume Gazetare jane “specialista ujesjellsi” e ushqehen nga e njejta kusi apo kazan qEveritare!

FAKTET

Ne QKB nuk jane publikuar bilancet vjetore te kompanise “Albarent”! Bilanci i fundit qe gjendet online eshte ai i vitit 2011! Nderkohe eshte detyrim ligjor publikimi i tyre! Janar 2012- Dhjetor 2013, institucionet i kane paguar 9 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 2.280.876.00 leke te reja!

1 8

Gjate 2014 institucionet i kane paguar 25 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 2.995.268.00 leke te reja! Janar 2015 deri Dhjetor 2018 institucionet i kane paguar 93 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 13.867.655.00 leke te reja! Janar 2019 deri Mars 2020 institucionet i kane paguar 18 transaksione kompanise “Albarent” me vlere 3.102.221.00 leke te reja! Amanet, kujdes kur e si e ha okllain.

1 36

k1