Rama e ktheu Shqipërinë në një megaspital psikiatrik!

Nga Ilir ALLKJA

Mesa duket qeveria e Shqipërisë është e shqetësuar se ka akoma biznese familjare që i kanë mbijetuar krizës ekonomike!

Duke synuar falimentimin e çdo biznesi të vogël e të mesëm në Shqipëri, kuislingët me qeverinë po provokojnë me mbylljen e fundjavave në vend te rrisin masat e sigurisë, të sigurojnë mbulimin me kujdes shëndetësor publik edhe nëpër plazhe, të qetësojnë njerëzit e të mos panikosin më tej shqiptarët.

Mbyllja e lëvizjes së qytetarëve për fundjavë do të sjellë pa asnjë dyshim fundosjen e atyre pak restoranteve që mbahen nga xhiroja e të shtunës apo të dielës.

Kjo është kriminale!

Si mjek kam konstatuar se janë rritur rastet e urgjencave psikiatrike, që është tregues i përkeqësimit të shëndetit mendor per shkak të krizave, më së shumti asaj ekonomike!
Kjo është tejet dëshpëruese.

Ju lutem zotërinj politkbërës të sistemit, mos e shndërroni Shqipërinë në një megaspital psikiatrik!

Lejojini njerëzit e saj të punojnë e të jetojnë!

1077905