Basha: Rama ka tmerrin e një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme

“Për Kodin Zgjedhor duhet konsensus me opozitën, për kushtetutën nuk duhet”, Basha nxjerr zbuluar qëllimin e Edi Ramës kundër koalicioneve parazgjedhore: Ka tmerrin e një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme

Shqipëria nuk mund të jetë peng i tmerrit dhe frikës së Edi Ramës. Marrëveshja e 5 qershorit, që ka bekimin e faktorit ndërkombëtar është e qartë: nuk ka konsensus për ndryshimin e sistemit, jo se nuk deshëm ne, por se në këtë marrëveshje Edi Rama u fut me një dhe vetëm një qëllim: të kapte komisionet zgjedhore, në të cilin dështoi me turp.

Vetëm një budalla mund të besojë atë që tha sot Edi Rama që “aspektet e reformës zgjedhore, që kanë të bëjnë Kodin Zgjedhor, kanë nevojë për konsensus me opozitën, ndërsa këto të tjerat që kanë nevojë për ndërhyrje në Kushtetutë, nuk paskan nevojë për konsensus me opozitën! “Për Kodin Zgjedhor duhet konsensus, për kushtetutën nuk duhet konsnesus” – këtë tha me pak fjalë.

A ka budalla në Shqipëri që e beson këtë? Nëse Edi Rama është për lista të hapura, nuk ka nevojë për ndryshime kushtetuese, sepse bëhen ndryshime në Kod Zgjedhor. E vetmja arsye përse Edi Rama kërkon ndryshime Kushtetuese është të heqë koalicionet parazgjedhore. Motivi i kësaj është tmerri i një frikacaku nga zgjedhjet e lira e të ndershme.