Basha: Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura, është për koalicionet parazgjedhore. Rama ka frikë nga zgjedhjet!

Në momentin që nuk kontrollonte dot as komisionet zgjedhore ishte vetë zotëria e tij (Rama) që u tërhoq nga depolizitimi, sepse nuk donte depolitizim. Njeriu që kontrollon sot qeverinë, gjysëmparlamentin, të gjitha bashkitë e vendit me përjashtim të kryebashkiakes së Shkodrës, policinë e shtetit, grupet kriminale, drogën, oligarkët, ekonominë, tenderat, PPP-të, koncesionet, kontrollon gjithçka në këtë vend, është kaq i tmerruar nga zgjedhjet, kaq i obsesuar me mbajtjen me çdokush dhe kundër vullnetit të shqiptarëve të pushtetit, kaq i vendosur të bëjë gjithçka për të ndalur të pandalshme, rotacionin politik në vend, sa që donte të hiqte edhe komisionerët e opozitës.

Frika dhe ankthi i Edi Ramës nga zgjedhjet e ardhshme është motivi i gjithçkaje që ka ndodhur në javët dhe muajt e fundit në Shqipëri. Diskutimi i sotëm nuk është për listat e hapura. Diskutimi i sotëm është për koalicionet parazgjedhore të cilat prej fillimit të demokracisë kanë qenë përherë një realitet i pluralizmit politik i sanksionuar në Kushtetutë, i sanksionuar në Kartën Europiane të të Drejtave të Njeriut. E drejta për t’u bashkuar dhe bashkëpunuar në konklurimin politik. Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës.

Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Ranë dorezat sepse shqiptarët e kanë të qartë se Edi Rama ka vetëm një frikë dhe tmerr- koalicionin opozitar dhe zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë. Ndërsa maskat ranë, sepse, deri tani, kishte vënë alibi për këtë kërkesë, një grup njerëzish që nuk përfaqësojnë asnjë parti të opozitësh, njerëz që në në këtë sallë u blenë si gjë e gjallë me para të thata në dorë, me leje ndërtimi me premtime për t;u nxjerrë njerëz nga burgu dhe lloj-lloj dallavaresh të tjera.

Janë mall i blerë nga Edi rama, ose siç i quajnë deputete të kafen e parlamentit, ballaopozita, në tërësinë e saj, se ka edhe përjashtime, u përdor si mish për top dhe doli kundër interesave elementare që mun dtë ketë një individ, një ipavarir, një parti e vogël. Ishin ata që propozuan heqjen e koalicioneve, kur, në fakt janë ata më të interesuarit për koalicionet. Propozuan rritjen e pragut, kur dihet se pragu sa më I ulët favorizon partitë e vogla.