Unë jam thjesht një gjimnazist me të ardhmen e të cilit po luhet…

????????????????????????????????????

Nga Askanio FERRAJ

-NJË HISTORI DËSHTIMI-

Nga dita në ditë, televizorët‭ ‬buçasin ‬me‭ ‬britma‭ ‬propaganduese për suksesin e arsimit në Shqipëri. E vërteta qëndron se sot arsimi gjendet në prag të rrënimit!

Unë që shprehem në këtë mënyrë nuk jam ekspert, por veçse një nxënës.

Unë jam thjesht një gjimnazist me të ardhmen e të cilit po luhet, e kur luhet me të ardhmen e studentëve, luhet me të ardhmen e vetë vendit!

Që prej 2016, filloi “eksperimenti masiv”, ku ne, kavjet, fillimisht të Znj. Nikolla e më pas të Znj.Shahini,‭ ‬iu‭ ‬nënshtruam‭ ‬“reformave”‭ ‬te‭ ‬arsimit.‭ ‬Këto‭ ‬reforma‭ ‬sot‭ ‬janë‭ ‬përgjegjëse‭ ‬ ‭ ‬për nxënësit që protestojnë nëpër sheshe, janë përgjegjëse për mosnjohjen e diplomës së Maturës Shtetërore nga vende si Mbretëria e Bashkuar, janë përgjegjëse për shkaterrimin e edukimit në Shqipëri.

Fillimisht na prezantuan me metoda të reja, gjasme të Cambridge, të cilat cdokush, thjesht me një kërkim në Internet do ta kuptojë se janë metoda qesharake, te ideura për vende të botës së tretë.Këto palo metoda, me gabime të panumërta, nuk munden të mbulojnë dot konceptet më bazike, e kështu‭ ‬‬mësuesit orë pas ‬ore‭ ‬përdorin‭ ‬ librat e viteve ‬të ‬shkuara që nxënësit ‭ ‬të‭ ‬jenë‭ më të përgatitur.

Por ministria nuk u mjaftua me kaq “inovacion” dhe kështu vendosi të na njihte me konceptin e “portofolit të nxënësit”, gjasme në ndihmë të nxënësve. Një instrument që synon rritjen e notës së nxënësit ne bazë të materialeve informative që ai ofron gjatë periudhës së tremujorëve. Por pyetja qëndron si mund ti bëjë dikush që nuk ka prirje në vizatim, dikush që nuk ka mundësi për të aksesuar internetin,dikush qe nuk ka mundësi ekonomike ti printojë ose ti krijojë ato që kanë ndonjë strukturim të vecantë?

Edhe nëse ky problem nuk do të lindte, përse duhet që 30% e notës së nxënësve të përcaktohet nga disa punë të pavlera, që marrin kohe nga nxëenësit e mësuesit për përforcimin e njohurive? Kësaj pyetje, të cilës përgjigjia I duket qartë, jam i sigurtë se ministrja jonë do të gjente një mënyrë për ti bërë bisht e me shumë siguri edhe pse ‭është ministre e arsimit në shqipëri do ta përdorte fjalën “fair” me dhjetra herë, dukeBrefuzuar të përdori fjalë të pastra shqipe.

I vëmendshëm ndaj cështjes, nuk kanë mundur të më shpëtojnë komentet e trishta të mësuesve mbi këto reforma, e diku tjetër, për ata që janë të friksuar për vendet e tyre të punës një vështrim vlen më shumë se fjalët.

Unë‭ ‬‬jam ‬një nxënës që‭ prej‭ 10 vitesh kam‭ pasur‭ një ‬mesatare‭ 10.0,‭ ‭‬fitues‭ ‬olimpiadash, pjesmarrës konkursesh internacionale e më tej, dhe në këto 7 vite askush nga instancat përkatëse nuk më ka përkrahur, nuk më ka dhënë force dhe nuk më ka vlerësuar, përvec mësuesve të cilët janë përpjkur gjithonë për më të mirën. Më është dashur të rëmoj faqe pas faqe në internet, për të kërkuar konkurse, olimpiada, mundësi ku të mësoja dhe të shprehja veten time, dicka që asnjë ZA, DAR, e normalisht dhe vetë ministria nuk kanë mundur kurrë të na ofrojnë. Në vendin tonë ke shkolla pa laboratore kimie, biologjie dhe fizike, a thua se keto janë lëndë teorike? Nuk kemi klube‭ ‬të‭ ‬ ‬mirfillta,‭ ‬biblioteka,‭‭ ‬qendra‭ ‬ ‭ ‬kërkimore,‭ aktivitete.‭ Ato‭ ‬të‭ pakta ‬mundësi‭ qe‭ ‬janë, egzistojë vetëm falë ambasadave.

Nëse secili prej nesh do të kontrollonte faqen Horizon te Bashkimit Europian do të befasohej nga shifrat marramendëse që BE jep për kërkimet shkencore dhe për krijimin e mundësive të tilla. Ku shkojnë këto shifra marramendëse? Mos ndoshta në ato palo olimpiada‭ që‭ organizohen,‭ ‬ku nxënësit rrasen në fillim janari në palestra shkolle pa ajër të kondicionuar, duke u dredhur nga të ftohtët me laps në dore, e ku në fund fleta të merret me dhunë nëse nuk ke mik dhe të shohin si rrezik? Kjo është eksperienca ime. Të jetuarit në këtë vend, ku ministria u pret krahet studentëve duke I ndaluar te fluturojnë drejt të ardhmes.