Gara farsë e Ramës për Kryetarin e Komisionit të Prokurimit Pubik…

Dhjetë ditë më parë kryeministri Rama ka shkarkuar nga detyra kryetaren e Komisionit të Prokurimit Publik, Evis Shurdha për shkak të përplasjeve të forta që kanë pasur mes institucioneve për tendera te rrugëve.

Pas shkarkimit të kryetares së Komisionit të Prokurimit Publik, tashmë duhet zgjedhur zyrtari i ri i këtij institucioni, por ligji ka disa kritere qe duhne plotesura për atë se kush mund ta drejtojë. Ndërkohë që ne këtë institucion trajtohen ankesat e biznesit për proceduart e prokurorimeve publike.

Quhet si institucion i pavarur, por në fakt ka një varësi direkte nga kryeministri, është një institucion në varësi të kryeministrit.

Pas shpalljes nga portali i Kryeministrisë për garën e zevendësimit të Kryetarit të KPP dhe kualifikumit të disa emrave vihet re që dy kanditaturat e para janë ish punonjës të Sadri Abazit dhe nuk plotësojnë kriteret kryesore ligjore.

1) Jonanid Myzyri, që është i përzgjedhuri për atë post dhe i sponsorizuar me insistim nga Belinda Balluku (ku dhe ka punuar vitin e fundit).

Image

Ja edhe pikat qe kandidimet e dy të parëve bien në kundërshtim me kriteret e ligjit të Prokurimit Publik dhe pikave kualifikuese të vendosura nga zyra e Sekretarit të Pergjithshëm të KM.

Këshilli i Ministrave ka kualifikuar në kundërshtim me nenin 19/3 të Ligjit të Prokurimit Publik, kandidatët për Kryetar të KOMISIONIT TE PROKURIMIT PUBLIK.

– Kandidati i klasifikuar i pari nga KM nuk plotëson 2 nga kriteret parashikuara në nenin 19/3 pika 2 dhe konkretisht:

1) Nuk plotëson kriterin e vjetërsisë 8 vite përvoje pune, pasi ne vitin 2014 ka përfunduar studimet dhe

2) nuk ploteson kriterin 2 vite në pozicion drejtues, pasi maximumi i eksperiencës drejtuese të tij është pozicioni Shef Sektori për 8 muaj. Referuar Ligjit 152/2013 Për Nëpunesin Civil, në nenin 19 klasifikohen pozicionet dhe kategoritë e nëpunësve civile dhe në pikën 6, germa “a” të nenit 19 përcaktohet se pozicioni Shef Sektori si Kategori e ulët drejtuese.

Po kështu kandidati i klasifikuar i dyti nga KM nuk plotëson kriterin e eksperiences dhe kriterit e pozicionit drejtues, pasi eksperienca e vetme e ketij kandidati eshtë Jurist në sektorin privat ( jurist në kompaninë Alko Impex në pronësi të nipit të Sadri Abazit).

Image