Foto/ Albana Vokshi: Zyrat Vendore të Arsimit, vatra të mundshme përhapje të Covid-19!

Ish-deputetja e PD, Albana Vokshi ka publikuar disa foto nnga Zyrat Vendore Arsimit në Tiranë, ku prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë duke shkelur masat ndaj Covid-19.

“Dështim total i Ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara”, shkruan Vokshi në reagimin e saj

Reagimi i plotë i Vokshit

Foto nga Zyra Vendore Arsimit, Tiranë.

Prindër të detyruar të presin me orë në rradhë për të regjistruar fëmijët në shkollë.

Dështim total i Ministres së Arsimit, Besa Shahini dhe Drejtoreshës së Zyrës Arsimore Tiranë për të marrë masat e duhura e të detyruara që të mundësohet regjistrimi i fëmijëve duke ruajtur shëndetin e tyre e të familjeve të tyre.

Ndryshimet në Kodi Penal dënojnë me burg çdokënd që me qëllim apo nga pakujdesia përhap COVID19.

Pse Prokuroria nuk vepron??

1 21

2 15

3 13