Regjisori i njohur bën deklarata të forta kundër Ramës dhe “Rilindjes”

Regjisori i njohur, Edmond Budina një nga qëndrestarët e kauzës së teatrit ka reaguar ashpër kundër qeverisë duke theksuar se shqiptarët duhet të kryejnë rotacion të vazhdueshëm duke mos i dhënë mundësi një individi të vetëm të qëndrojë gjatë në pushtet. Ai thekson se pushtetarët hynë në parlament pa brekë në by*thë dhe tani vishen me Armani dhe ofendojnë artistët, ndaj qytetarët duhet të bëhen bashkë dhe t’i shporrin.

“Ja iku Edi Rama kush do të vijë?!. Mjafton që të iki Rama, duhet të heqim dorë nga psikologjia e 1-shit. 1-shi gjityhmonë ka sjellë dëme, ndaj ne si shoqëri duhet të heqim dorë nga numri 1 njëherë e përgjithmonë. Le të iki Rama dhe të vijë tjetri nëse dhe ai nuk bën le të iki e t’ia lë vendin dikujt tjetër. Kush është kryetari adhurohet si të jetë Jezu Krishti ose Muhamedi, ndaj qytetarët duhet të jenë bashkë për të ardhmen.

Çështja e teatrit është e politizuar nga Rilindja, ata e politizuan duke thënë se godina nuk bën dhe se është thjesht një shtëpi publike fashiste. Ne iu përgjigjëm politizimit të tyre. Ky sekt i rilindjes duhet të iki njëherë e më parë. Ata që kanë qenë pa brekë në by*thë tani vishen me Armani dhe na ofendojnë ne. Ndaj duhet të ngrihemi dhe ti shporrim. Ne do të përpiqemi që ky vend mos të jetë më në duart e këtij Salep Sulltani. Ne jemi këtu dhe nuk do ti lëmë.”-tha Budina për mikrofonin e Faxnews.