Dështim në luftën ndaj Covid-19! Mjaft më me propagandë zotërinj shtetarë!

Ilir ALLKJA
mjek

“Për kë po bien këto këmbana”

Nuk e kam fjalën historinë e Robert Jordan, vullnetarit amerikan të Luftës Civile Spanjolle, të romanit të Ernest Hemingëay i botuar në 1940.

Me titullin unë dua të shkund sado pak mendjet e bashkëatdhetarëve të mij, se beteja vazhdon, madje ne po i lëshojmë territor, “armikut të padukshëm”!

Sot kishim 90 të prekur të konfirmuar me Covid-19, dhe nuk mund ta dimë shifrën e saktë të të prekurve të pakonfirmuar!

Praktikisht jemi të dështuar në luftën ndaj epidemisë së Covid-19!

Mjaft më me propagandë zotërinj shtetarë!

Komiteti Teknik i Ekspertëve duhet formatuar!

Qeveria duhet të krijojë nje Këshill Ekspertësh të Shëndetit Publik jashtë militantëve partiakë e drejtorëve të katapultuar!

Shendeti i komunitetit, sfidat e tij duhet të jenë përparësia absolute e kësaj qeveria, propaganda as nuk shëron e aq më pak nuk shpëton jetë njerëzore!

Madje qeveria në vend të glorifikohet se na qenka e dyta në Evropë për “mirëmenaxhimin” e krizës epidemike të Covid-19, duhet të kërkojë ndihmë nga vendet e sukseshme në menaxhimin e kësaj krize!

Shifrat e serviruara nga vetë qeveria, megjithese të cunguara e të mbështetura mbi testime të pakta, të dyshimta, flasin për një përkeqësim alarmant të gjendjes!

Zotërinj shtetarë, ne e dime shumë mirë që jemi një vend i varfër, me nje sistem shendetësor të nënfinacuar, dhe si i tillë s’mund të kemi mjekësi të zhvilluar e të përparuar!
Këtë e dimë të gjithë, mos vazhdoni të na gënjeni më!

Një komitet ekspertësh militantë është shumë pak në këtë betejë madhore për shëndetin e jetët e njerzve!

Është koha të bëhemi bashkë, larg ndasive partiake e të shpëtojmë sistemin nga kolapsi, të tregohemi të kujdesshëm e të përgjegjshëm!

Këmbanat po bien!