Qeveria rrezikon shëndetin e shqiptarëve dhe i izolon si dikur!

Nga Tritan SHEHU

Kjo Qeveri rrezikon shendetin e shqiptareve dhe i izolon ata si dikur!

Si pasoje e politikave e keq menaxhimit ne vazhdim te epidemise, ne sot jemi me pasoja te renda shendetesore, te mbyllur, pa te drejte levizje, me konseguenca keto edhe sociale, ekonomike e mbi demokracine.

Data e vendimit tjeter te Brukselit ndaj Shqiperise eshte 15 Korriku.

Ndersa ditet kalojne gjendja epidemiologjike po rendohet, shtrimet, rastet e renda e humbjet po shtohen, ndersa izolimi u vendos per ne, askush nuk del te jape shpjegime per shkaqet, duke filluar nga Kryeministri, nuk po paraqitet asnje strategji inteligjente, asnje agjende me afate ndryshimi se paku per keto dy jave; te gjithe kane “avulluar”, nuk degjojne e nuk shikojne, nuk flasin me!

Me cinizem e neper dhembe disa fajesojne Europen, kur jemi ne qe duhet te plotesojme standartet e saj shendetesore, fajesojne Popullin kur eshte Shteti qe duhet te paraqese strategjine e aplikoje masat inteligjente, te siguroje kapacitetet teknike e strukturale mjekesore, materialet e me tej te kontrolloje e garantoje zbatimin e tyre.

Per kete ka nje liste te gjate “detyrash”, qe ne jua kemi publikuar, jane dhe modelet e eksperiencat e Italise e vendeve te tjera, qe megjithese kaluan situata tragjike, tashme jane hapur krejtesisht.

Por sidoqofte fillojeni me lejimin e te Drejtes Kushtetuese te cenuar te qytetareve per te kryer egzaminimet serologjike e molekulare ne laboratoret e vendit, gje qe do te ndihmoje edhe per nje vendim pozitiv te Brukselit me 15 Korrik ndaj “levizjes” sone!
Edhe kete jua kemi shpjeguar qe kohe me pare…