Marinela Ziu: Investigimi i BIRN vërtetoi akuzat e PD dhe vjedhjet e qeverisë Rama në kohë pandemie

Marinela ZIU
Eksperte Departamenti i Antikorrupsionit, Aksesit Publik në Shërbime dhe Transparencës në Qeverisje, Partia Demokratike e Shqipërisë

Pas denoncimit publik dhe në SPAK të Partisë Demokratike për aferën korruptive të tenderit 1 miliardë lëkë të ushqimeve në kohë pandemie, vjen investigimi i BIRN, sipas të cilit, në kohën kur Ministria e Mbrojtjes po zhvillonte tenderin, magazinat e Rezervave të Shtetit ishin plot me ushqime.

Sipas dokumentit të siguruar nga BIRN, në fillim të pandemisë gjendeshin të magazinuara në Lundër 400 ton miell, 80 ton oriz, 80 ton sheqer, 70 ton makarona, 50 ton vaj, 50 ton fasule, 20 ton konserva mishi, 5 ton kripë, 30 ton detergjentë dhe 30 mijë copë sapunë.

Një sasi mëse e mjaftueshme për tju ardhur në ndihmë familjeve të varfëra, duke e bërë të panevojshëm tenderin pa transaparence, pa garë dhe me fitues të paravendosur, ku pavarësisht 35 mijë kompanive shqiptare që operojnë në fushën e ushqimeve, fituese u kualifikua një kompani kompjuterash në Maqedoni.

Kujtoj këtu se, jo vetëm çmimet e artikujve të pakos ishin të paktën 20% më të larta se tregu me pakicë por pakos së premtuar dhe propaganduar i mungoi thesi prej 25 kg miell, që u kompensua me 2 kilogramë hurma arabie, të ofruara si donacion nga Mbretëria e Arabisë Saudite.

#KundërKorrupsionit
#KundërVarfërisë