Mbytet pushuesi nga Kosova në Shëngjin

Një pushues mësohet se është mbytur ditën e sotme në plazhin e Shëngjinit. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme,

Pushuesi që ka humbur jetën është një i moshuar nga Kosova.

Ky i fundit ishte futur në det për t’u larë, por nuk ka mundur të dalë i gjallë.

I moshuari mësohet se është viktíma e parë që nga nisja e sezonit në plazhin e Shëngjinit.