Video/ Tension tek Ministria! Maturantët qëllojnë me vezë godinën, Berisha: Urgjent të plotësohen kërkesat e tyre!

Situata tek Ministira e Arsimit është tensionuar pasi maturantët protestues kanë kërkuar të takohen me ministren e Arsimit Besa Shahini.

Ndërkohë, ish-Kryeministri Berisha ka mbështetur protestën e maturantëve dhe ka bërë thirrje të plotësohen kërkesat e tyre.

“Ju lumte maturanteve qe protestojne kunder mashtrimit, pabesise se Edvinit armikut te shkollimi te tyre.Urgjent te plotesohen kerkesat e tyre! sb”, shkruan Berisha në një postim në Facebook duke publikuar edhe videon e protestës së maturantëve.

***

Maturantët që po protestojnë para Ministrisë së Arsimit prej disa minutash i kërkojnë ministres Besa Shahini që të dalë dhe t’i japë përgjigje kërkesave të tyre.

Një përfaqësi e maturantëve nuk kanë pranuar që të dorëzojnë kërkesat e tyre nëse nuk del zyrtarisht një person nga Ministria dhe të bëjë transparencë lidhur me tezat e provimit.
“Besa dil përjashta, mos ki frikë”, ishte thirrja e disa qindra maturantëve, që kanë bllokuar rrugën para Ministrisë së Arsimit, ndërkohë që raportohen edhe përplasje mes të rinjve dhe të rejave me disa prej forcave të policisë.

Ndaj godinës së Ministrisë së Arsimit janë hedhur vezë në shenjë proteste ndaj heshtjes së Besa Shahinit.

Maturantët kanë përzgjedhur një përfaqësi, për ti shprehur kërkesat e tyre Besa Shahinit, të cilës i kanë kërkuar të dalë dhe tu japë sqarime.

“Do të bojkotojmë provimet e tjera të Maturës Shtetërore, nëse nuk marrim përgjigje mbi kërkesat tona”, shprehen maturantët.

Sipas tyre, tezat e dy provimeve, veçanërisht ai i Letërsisë dhe Gjuhës Shqipe, ishin absurde, me pyetje që nuk kishin lidhje me ato që dy javë më parë vetë Ministria e Arsimit i kishte sugjeruar për tu fokusuar.

“Testi nuk ishte i vështirë por i pazgjidhshëm. Ne u bazuam në testin që Ministria nxori dhe ishte ndryshe nga modeli dhe u zhgënjyem. Nuk dolëm aq mirë sa prisnim. Nuk u zbatua 40%, 20% dhe nuk kishte pyetje për nxënësit e nivelit të ulët dhe shumica e pyetjeve nuk ishte sikurse u nxorën në program. Të ulen kuotat.

Poezia është një prej gjërave më të rëndësishme dhe të vështira që ka letërsia, sidomos Lasgush Poradeci. Mund të them se dy poezi janë të tepërta, sidomos në periudhën e pandemisë”, shprehen maturantët.

Ju lumte maturanteve qe protestojne kunder mashtrimit, pabesise se Edvinit armikut te shkollimi te tyre.Urgjent te plotesohen kerkesat e tyre! sb

Gepostet von Sali Berisha am Freitag, 12. Juni 2020