Video/ Miku i Ramës i hakërrehet gazetares: Waww, ju jeni… Gazetarja: Imagjinoni çfarë ju bëni qytetarëve që silleni kështu

Administratori i kompanisë së peshkut “Rozafa” në Labinot-Fushë ka ofenduar gazetarët që po ndiqnin nga afër ngjarjen pasi humbi kontrollin nga përballja me protestuesit. Në një moment, Gjergj Luca i hakërrehet gazetares së Fax News, Entela Duka, e cila po e pyeste rreth problemeve që kishin ngritur banorët për kompaninë e tij dhe pretendimet se po ndot lumin Shkumbin.

“Waw aleluja, kush qenke ti, Fax News”, i thotë Luca. Ndërsa nuk mungon përgjigja e gazetares që vë sërish në pah çështjen kryesore të banorëve. “Kur sillesh me mua kështu, imagjino me banorët. Kjo është përgjigja”, thotë gazetarja.

“Nuk është aktrim. Ai ligji i çorbës për ju duhet të ishte i domosdoshëm”, shprehet Luca. Pasi humbi gjakftohtësinë në përplasjen me protestuesit që i kishin shkuar pranë fabrikës, bëri dhe shumë deklarata seksiste për gazetarët në terren.

VIDEO/ Gjergj Luca i hakërrehet gazetares: Waww, ju jeni Fax News, wawww. Gazetarja: Imagjinoni çfarë ju bëni qytetarëve që silleni kështu