“Venecia”/ Ambasada e SHBA: Udhëheqësit duhet të përgjigjen për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale

Ambasada Amerikane, u ka bërë thirrje palëve politike në vend, që të bashkohen dhe të përgjigjen përpara detyrimit që kanë për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale.

Lidhur me këtë Ambasada Amerikane ka sjellë në vëmendje opinionin e fundit të Komisionit të Venecias si një mundësi për të ecur përpara.

“Duke rikujtuar shembullin e Skënderbeut, Ambasada e SHBA është në një mendje me Komisionin e Venecias: përballë korrupsionit dhe padrejtësisë – armiku ynë i përbashkët tek dera – populli i Shqipërisë duhet të bashkohet dhe udhëheqësit duhet të përgjigjen për detyrimin e tyre për të siguruar që Gjykata Kushtetuese të jetë funksionale, për t’i dhënë qytetarëve Reformën në Drejtësi që iu detyrohen, dhe për të siguruar të ardhmen e Shqipërisë”.

Lexoni editorialin e plotë “Komisioni i Venecias: Një Mundësi për të Ecur Përpara” nga Ambasadorja e SHBA Yuri Kim: https://bit.ly/3hUSbsy