Transporti urban mbetet i mbyllur, merret vendimi edhe për rimbylljen e transoporti ndërqytetas

Teksa 30% e agjensive të transportit u hapën të hënën që kaloi, është marrë vendimi për rimbylljen e këtij shërbimi sërish.

Burime bëjnë me dije se përveç transportit ndërqytetas që nga e hëna e ardhshme nuk don të qarkullojnë më mjetet për udhëtarët, linjat e urbanëve qytetas do të vijojnë të qëndrojnë të mbyllura. Ndërkohë nga e hëna e ardhshme, edhe ata që kanë filluar punë do të mbyllen sërish.

Shkak për këtë është bërë kurba e infeksioneve dhe rritja e rasteve të personave që janë prekur nga Covid-19, ndërsa siç është ngritur shpesh si problematikë ditët e fundit, edhe kriteret që kërkojnë protokollet e vendosura kanë qenë të vështira për tu zbatuar, sa i përket distancës, dezinfektimit etj.