Sulmohet me kallashnikov një lokal në Tiranë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kashar, ku persona të paidentifikuar kanë qëlluar me breshëri kallashnikovi drejt një lokali.

Mësohet se lokali është në pronësi të shtetasit E.C, dhe pësoi dëme të shumta materiale, por nuk raportohet për të lënduar. Lokali gjendet në rrugën dytësore përballë autostradës.

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.06.2020, rreth orës 00:35, në Yrshek, në rrugën dytësore Tiranë-Vorë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një kompleksi në pronësi të shtetasit E.Ç., 49 vjeç, ku ka vetëm deme materiale.

Grupi hetimor dhe shërbimet e Policisë vijojnë punën për identifikimin dhe kapjen e autorit.