Suedia refuzoi izolimin nga virusi, sot i vetmi vend në botë me rritje ekonomike

Shumë janë shkruar, thënë dhe nënkuptuar për “imunitetin e turmës”, të cilën aplikoi si metodë shkencore qeveria suedeze në popullatën e saj, në përballje me virusin Covid-19.

Qeveria suedeze ishte i vetmi vend që nuk aplikoi “lockdown” / izolim, por qytetarët e saj i la të lirë, nën disa masa normaliteti që lidheshin kryesisht me distancimin social, por që të gjitha kafeteritë, restorantet, bizneset dhe të gjitha shkollat funksionuan normalisht dhe nuk u mbyllën për asnjë moment.

Ndaj dhe sot, Suedia u kthye në fenomen botëror, teksa është i vetmi vend në botë që shënoi rritje të ekonomisë me 0.4% për 3-mujorin e parë të viti 2020.

Suedia me një popullsi prej 10,3 milionë banorë, shënoi 4.350 të vdekur dhe 36.476 të prekur nga virusi. Kurse në Skane, zona e dytë me dendësinë më të lartë të popullsisë, në jug të vendit, në kufi me Danimarkën, është sikur të mos ketë ndodhur asgjë. Pati shumë pak të prekur dhe jeta nuk ndryshoi ritmin e saj për asnjë çast.
Pyetja që shtrohet tashmë është kjo: Vendet që u izoluan, apo që u mbyllën totalisht, ishin pjesë e një plani global, taktike globale, apo kanë popullsi që nuk i nënshtrohen rregullave të përkohëshme, por vetëm Ligjeve?!

Si “do të hapen” sërish këto vende? Do të mbeten të mbyllura derisa të gjendet një vaksinë për 7 miliardë e më shumë banorë të globit? Sa kohë do të qëndrojnë të mbylluara këto vende? Pse?

Mos duhet të mendohemi që qeveritë e këtyre vendeve që u izoluan kanë gabuar fatalisht?

Apo të besojmë që kanë popuj të pabindur?

Secili brenda vetes e ka përgjigjen. Por ajo që themi sot me akte dhe evidenca është se Suedia sfidoi virusin, Pandeminë, taktikat dhe praktikat europiane dhe ato të OBSH-së dhe doli fitimtare përballë një krize globale.

Nëse një ditë do të duhet të ngrehim akuzën ndaj fajtorëve, padyshim do i referohemi Suedisë për t’i fajësuar!