Spitali i Pukës vatër infeksioni, Dega e PD kërkon dorëheqjen e drejtorit: Mashtroi qytetarët dhe shantazhoi personelin mjekësor

I kthyer në një nga vatrat më të mëdha në vend të përhapjes së koronavirusit, spitali i Pukës, prej ditësh është në fokus të debateve dhe polemikave të shumta, të cilat nxjerrin në pah mungesën e përgjegjësisë dhe arrogancën e drejtuesve të institucionit, ku këta të fundit më shumë e kanë mendjne tek etiketimet ndaj opozitës se sa marrjen e masave për të parandaluar përhapjen e mëtejeshme të Covid-19 në radhët e bluzave të bardha të këtij spitali.

Para pak ditësh, drejtuesi i këtij institucioni, Enver Sulejmani, shfaqej kërcënues ndaj opozitës, e cila përmes një reagimi i kërkonte shpjegime për situatën alarmante që po paraqitej në radhët e bluzave të bardha të këtij spitali, që po infektoheshin masivisht, duke u bërë kështu një “bombë epidemiologjike” për banorët e Pukës.

Për fatin e keq, përkeqësimi i situatës dhe rritja e frikshme e numrit të të prekurve me Covid-19 në këtë spital i dha të drejtë reagimeve të krerëve lokalë të degës së PD, Pukë, të cilët denonconin papërgjegjshmërinë e drejtuesit të këtij institucioni, i cili, jo vetëm që nuk zbatonte protokollin e masave parandaluese, por përkundrazi shfaqej kërcënueshëm dhe shantazhues ndaj personelit mjekësor, që ankoheshin për mospajisjen me materiale mbrojtëse.

Pas bërjes publike të 9 rasteve të reja në ditën e sotme, dega e PD, Pukë, ka kërkuar dorëheqjen e drejtorit të këtij institucioni, jo vetëm për papërgjegjshmërinë e treguar, por dhe për mashtrimin e para pak ditëve, ky ku i fundit deklaronte se janë marrë të gjitha masat mbrojtëse që institucioni i spitalit të Pukës të mos jetë një vatër infeksioni. Shifrat në rritje të këtyre ditëve, tregojnë një realitet tjetër, ku spitali i Pukës tashmë është një vatër e nxehtë infeksioni dhe e gjitha vjen nga papërgjegjshmëria e titullatit të tij, që me pompozitetin e tutorit të tij, nxitoi të shpallë në mënyrë euforike fitoren mbi “armikun e padukshëm” dhe që kjo fitore i atribuohej kryebashkiakut-tutor.

Në deklaratën e degës së PD, Pukë, kërkohet me ngulm dorëheqja e këtij drejtuesi mashtrues, si dhe nxitet prokuroria e rrethit gjyqësor Pukë për të hetuar mbi këtë skandal të madh që rrezikon jetën e njerëzve.

Më herët, kreu lokal i PD, Ferit Ringaj, në profilin e tij, ka reaguar duke e quajtur dështim total, si dhe ka drejtuar gishtin e përgjegjësisë tek drejtori i këtij institucioni, të cilit i ka kërkuar publikisht dorëheqjen, me qëllim për t’i hapur rrugën hetimit mbi sutuatën e krijuar. /InfoPressAlbania/

Reagimi i kreut të PD, Ferit Ringaj

Dështim total në menaxhim

 Neglizhencë dhe paaftësi në respektimin e protokolleve shëndetësore.
Dorëheqja është akti minimal për t’i hapur rrugë hetimit për situatën e krijuar.
Deklarimet tona kanë qenë korrekte që i kanë paraprirë situatës.
Qytetarët e kanë më shumë të qartë se asnjëherë tjeter se kush mashtron e tallet me to.

Reagim.

Partia Demokratike Pukë ndjek me mjaft shqetësim situatën e krijuar nga përhapja e Covid 19 në Pukë.

Kemi deklaruar më parë përmes reagimeve tona se Spitali Pukë është kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni. Sot situata është dramatike. Neglizhenca, paftësia në menazhimin e situatës nga ata që e kanë për detyrë respektimin e protokolleve shëndetësore, quan në këtë absurditet që kalon çdo lloj parashikimi.

Sot ka dështuar i gjithë zingjiri i menaxhimit shendetësor këtu në Spitalin Pukë. Qytetarët janë mjaft të shqetësuar, ndaj kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të Spitalit për papërgjegjshmëri në menaxhimin e situatës dhe mashtrim të opinionit publik.

Me dt 15.06.2020 në deklaratën e tij jo vetëm që gënjeu dhe nuk mori asnjë përgjegjësi, sulmoi opozitën me fjalor rruge, a thu opozita e ka fajin.

Po ju risjellim për ta ndjekur deklaratën.

Deklarata e dt.15.06.2020

Reagim.Partia Demokratike Pukë ndjek me mjaft shqetësim situatën e krijuar nga përhapja e Covid 19 në Pukë.Kemi deklaruar më parë përmes reagimeve tona se Spitali Pukë është kthyer në vatër të rrezikshme infeksioni. Sot situata është dramatike. Neglizhenca, paftësia në menazhimin e situatës nga ata që e kanë për detyrë respektimin e protokolleve shëndetësore, quan në këtë absurditet që kalon çdo lloj parashikimi.Sot ka dështuar i gjithë zingjiri i menaxhimit shendetësor këtu në Spitalin Pukë.Qytetarët janë mjaft të shqetësuar, ndaj kërkojmë dorëheqjen e drejtorit të Spitalit për papërgjegjshmëri në menaxhimin e situatës dhe mashtrim të opinionit publik. Me dt 15.06.2020 në deklaratën e tij jo vetëm që gënjeu dhe nuk mori asnjë përgjegjësi, sulmoi opozitën me fjalor rruge, a thu opozita e ka fajin.Po ju risjellim për ta ndjekur deklaratën.

Gepostet von Partia Demokratike Puke am Donnerstag, 25. Juni 2020