Shoqata e Transportit në protestë, ja 6 kërkesat për Qeverinë

Shoqata e Transportit Publik ka dalë paraditen e sotme në protestë para ministrisë së Infrastrukturës, ku i kanë parqitur 6 kërkesa qeverisë.

Ata thonë se po shkojnë drejt falimentimit për shkak se kanë 3 muaj pa punë nga pandemia COVID-19 dhe i kërkojnë ndihmë shtetit.

Shoqatat kanë deklaruan se rritja e çmimi të biletës është gjëja e fundit që duan.

1.Heqja e akcizës për blerjen e naftës nga shoqëritë e transportit publik.

2.Njohjen e shpenzimit të zbritshëm 100%, për naftën pasi është lënda jonë e parë.

3.Subvencionimin me 50% të ngarkesës direkt në llogaritë e shoqërive të transportit publik duke marrë parasysh lejen e udhëtimit për të kuptuar sa kapacitet ka mjeti.

4.Zbritja e TVSH-së në shitje nga 20% në 0% për vitin 2020 dhe rikthimin e tij në nivelet e sektorit të turizmit 6% pasi edhe transporti është një nga hallkat e tij.

5.Faljen e taksave vendore të mjeteve për vitin 2020

6.Të merren masa urgjente nga organet e Ministrisë së Punëve te Brendshme dhe Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, për luftimin e transportit të udhëtarëve me mjete informale i cili ka lulëzuar gjatë pas pandemisë.