Shembja e ndërtesave në Velipojë/ Përplasje mes policisë dhe pronarëve, hidhet gaz lotsjellës

Përplasje mes policisë dhe pronarëve gjatë aksionit të IKMT për shembjen e objekteve në bregdetin e Velipojës. Forcat Speciale të policisë nuk kanë kursyer as gazin lotsjellës ndaj qytetarëve, ndërsa nuk munguan edhe rastet e të fiktit mes tyre.

Inspektorati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit kishte lajmëruar më herët se do të nisë prishjen e ndërtesave në Velipojë.

Mirëpo, banorët vendas janë shprehur kundër shkatërrimit të objekteve në pronësi të tyre.

Pas rezistencës së banorëve për të mos lejuar shembjen e subjektit, IKMT me ndihmën e policisë dhe FNSH-së ka mundur të ndërhyjë dhe të rrëzojë në tokë biznesin. Ndërsa qytetarët janë shpërndarë me gaz lotsjellës.

“Jemi kundër prishjes së ndërtesave tona. Duam vendimin që shprehet për shembjen e objekteve tona”, thonë banorët. Policia kërkon që banorët të largohen që të bëhet ndërhyrja.

Velipoje 1