Rritet numri i viktimave nga Covid-19 në Itali

Krahasuar me një ditë më pare, Italia ka pësuar një rritje të lehtë të vdekjeve nga COVID-19 në 24 orë.

Sipas raportit të Emergjencave Civile, 65 persona kanë humbur jetën nga koronavirusi, krahasuar me 53 që ishin një ditë më parë.

Gjithashtu një rritje të lehtë ka pësuar dhe numri i personave të infektuar të rinj të cilët gjatë 24 orëve të fundit mësohet të jenë 280, pjesa më e madhe e të cilëve në Lombardi.

Përmirësimi i situatës nga pandemia e koronavirusit, tashmë e ka renditur Italinë në vendin e shtatë në botë përsa i përket numrit të të prekurve.