Revolta në Tiranë/ Protestuesit tërhiqen zvarrë nga policia, urdhërohen nga njerëz pa uniformë

Një tjetër akt i turpshëm ka ndodhur sot nga Policia e Sandër Lleshaj e cila ka marrë zvarrë protestuesit të cilët kishin dalë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për të protestuar në Ditën ndërkombëtare për Fatkeqësitë Natyrore në mbrojtje të lumenjve dhe kundër politikave të qeverisë Rama që i fut lumenjtë në tubacione.

Banorët janë tërhequr zvarrë me dhunë, ndërkohë ka patur persona pa uniformë që urdhërojnë policinë që të ushtrojnë shoqërojnë dhe shpërndajnë qytetarët.

Policia ka shoqëruar disa protestuese femra, të cilat siç shihet nga pamjet janë shoqëruar me dhunë, megjithëse drejtues të policisë kanë qenë të veshur civil dhe të paidentifikuar.

Ambientalisti Lavdosh Ferunaj u shpreh se veprimet e policisë janë të pakuptimta dhe se ato kanë depozituar gjithçka në bazë të ligjit.

“Ne kemi depozituar një kërkesë në bazë të ligjit. Me të gjitha të dhanat që duheshin. Nuk e shpresoj këtë rol bllokimi nga policia, imazhi i policisë bie ndjeshëm. Ne jemi ambientalistë dhe po kërkojmë të drejtën për të mbrojtur natyrën.

Ne do të vijojmë protestën. Shpresoj që policia të tërhiqet. Një herë na thanë se është pandemi, por ligji ka rënë dhe sot nuk është. Pastaj më thanë kalo në trotuar, është pa kuptim”, tha Ferunaj.

video 654x405 1