Regjisori i njohur i përgjigjet Ramës nga Pogradeci: Ka frikë, kërkon që të përçajë opozitën

Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit kombëtar vijon turin e saj nëpër Shqipëri në kuadër të mbledhjes së firmave në peticionin për ndërtimin e teatrit të ri në vendin ku ishte dhe ashtu siç ishte. Ndalesa e radhës ishte në qytetin e Pogradecit.

Dhjetëra qytetarë pogradecarë iu bashkuan përfaqësuesve të AMT, Edmond dhe Robert Budina, Mehdi Malkaj, Adriana Tolka, Juli Emiri dhe nënshkruan peticionin përpara Pallatit të Kulturës. Mes nënshkruesve ishte dhe ish kryebashkiaku i qytetit Eduard Kapri.

Regjisori i njohur, Edmond Budina në një intervistë për mediat, u pyet në lidhje me formimin e ndonjë partie nga ana e tyre, ndërkohë që regjisori theksoi se kjo është një shpifje e kryeministrit Rama.

“Ka frikë kryeministri, ne duam të sjellim një mendësi qyetetarë në politikën shqiptare. Me këtë ai do të përçajë të gjitha partitë opozitare, sepse me këtë ka sunduar përça dhe sundo.

Nuk ka asgjë të vërtetë në atë që thotë kryeministri Edi Rama. Është një shpifje tjetër e radhës, që kërkon të përçajë shqiptarët mes tyre. Do të vijojmë turet në gjithë Shqipërinë dhe pastaj do të bëjmë një manifestim kombëtar në Tiranë”, tha Budina.

Edmond Budina

6

4 1