Reagon Dega e PD Vlorë: Pushteti monist në grahmat e fundit është hedhur në sulm sërish (Video)

Mbi 40 biznese në Zvërnec, bare, restorante, mjedise shërbimi, janë njoftuar gojarisht, se do të shemben. Në fillim të korrikut, nëse konstruksionet nuk do të zhvendosen nga pronarët, ato do të shkatërrohen nga IKMT-ja.

Në çdo rast, plazhet dhe infrastruktura përkatëse, në kulmin e sezonit turistik, në ato pak ditë të shfrytëzueshme për pushuesit e bizneset, do të jenë gërmadha.

Asnjë prej kërkesave për stacion plazhi nuk ka marrë përgjigje. Asnjë prej bizneseve që do të rrënohen nuk është njoftuar shkresërisht. Asnjë prej tyre, mesa duket nuk do të punojë sivjet.

Në një front tjetër, kundër pjesës më të pamundur të shoqërisë, tigrat e kartelit u vërsulen tregtarëve në tregun industrial. I dëbon, i lë pa punë e pa lëmoshën, që e quajnë “pagë lufte”.

Me këto çmenduri antipopullore Rilindja mburret se po bën shtet.

Për kë? Në shërbim të kujt? Si?

Bizneset mbyllen, familjet mbeten pa punë, plazhet janë të pashfrytëzueshme, varfëria e depresioni shoqëror sundojnë. Klientët e Rilindjes marrin rreze nëpër resortet e grabitura nga pronarët e ligjshëm dhe kërcënojnë.

Ky është synimi i kartelit të Rilindjes: shkurajimi i çdo përpjekjeje për kundërshtim përmes arbitraritetit e varfërisë.

PD bën thirrje për çdo qytetar: hapni sytë, mos kini frikë, mos pranoni paligjshmërinë e dhunën. Ky nuk është shtet! Kjo është maska e një diktature qesharake e të rreckosur moralisht, që po i mbyll me turp ditët e saj!

Pushteti monist në grahmat e fundit, është hedhur në sulm, sërish në Vlorë. Mbi 40 biznese në Zvërnec, bare, restorante, mjedise shërbimi, janë njoftuar gojarisht, se do të shemben. Në fillim të korrikut, nëse konstruksionet nuk do të zhvendosen nga pronarët, ato do të shkatërrohen nga IKMT-ja. Në çdo rast, plazhet dhe infrastruktura përkatëse, në kulmin e sezonit turistik, në ato pak ditë të shfrytëzueshme për pushuesit e bizneset, do të jenë gërmadha.Asnjë prej kërkesave për stacion plazhi nuk ka marrë përgjigje. Asnjë prej bizneseve që do të rrënohen nuk është njoftuar shkresërisht. Asnjë prej tyre, mesa duket nuk do të punojë sivjet.Në një front tjetër, kundër pjesës më të pamundur të shoqërisë, tigrat e kartelit u vërsulen tregtarëve në tregun industrial. I dëbon, i lë pa punë e pa lëmoshën, që e quajnë “pagë lufte”.Me këto çmenduri antipopullore Rilindja mburret se po bën shtet. Për kë? Në shërbim të kujt? Si? Bizneset mbyllen, familjet mbeten pa punë, plazhet janë të pashfrytëzueshme, varfëria e depresioni shoqëror sundojnë. Klientët e Rilindjes marrin rreze nëpër resortet e grabitura nga pronarët e ligjshëm dhe kërcënojnë.Ky është synimi i kartelit të Rilindjes: shkurajimi i çdo përpjekjeje për kundërshtim përmes arbitraritetit e varfërisë. PD bën thirrje për çdo qytetar: hapni sytë, mos kini frikë, mos pranoni paligjshmërinë e dhunën. Ky nuk është shtet! Kjo është maska e një diktature qesharake e të rreckosur moralisht, që po i mbyll me turp ditët e saj!

Gepostet von Partia Demokratike VLORE am Freitag, 26. Juni 2020