Rama dhe pasqyra e tij e mashtrimeve

Dritan KABA

Mashtrimi me paketën e trete ekonomike per bizneset e prekura gjate kohes se Pandemise nuk është i vetmi mashtrim publik dhe angazhim i pambajtur ose i shkelur me të dyja këmbët!

Premtoi TVSH 6% për energjinë elektrike, por rriti çmimin dhe futi në burg me qindra qytetarë për mospagesë dhe pamundësi të faturave të energjisë!

Premtoi brenda 4 viteve ujë të pijshëm 24 orë, por në vend të këtij premtimi rrit çmimin e ujit me 40% në shumë bashki që drejtojnë rilindasit!

Premtoi mjekësi falas, por e shtrenjtoi atë dhe po e rrënon dita ditës me PPP kriminale!
Premtoi restaurimin e teatrit dhe të vlerave kulturore, por e prish atë për t’i hapur rrugë mafias së ndërtimit dhe pastrimit të parave. Çdo ditë Tirana, Durrësi, Korça po humbin vlera të jashtëzakonshme nga lejet e ndërtimit, që vetëm fuqizojnë grupet kriminale.

Premtoi taksa të drejta, por bëri ligje antikushtetuese në favor të oligarkëve, që paguajnë më pak se punëtorët!

Premtoi Statusin e Minatorit dhe Naftëtarit, por u tall me ta. Sot janë edhe me keq dhe të braktisur!
Premtoi rritjen e pensioneve, në vend të tyre rriti moshën e pensionit në 67 vjeç!

Premtoi subvencione dhe naftë pa akcizë për fermerët, por në vend të tyre, rriti dhe e bëri naftën me çmimin nga më të shtrenjtët në Evropë dhe uli në nivele skandaloze subvencionet bujqësore. Edhe ato pak subvencione shkojnë në tre katër duar të militantëve të Rilindjes dhe oligarkëve!

Premtoi treg të lirë dhe konkurrent, por solli kapjen e ekonomisë nga një grusht të pangopurish!
Premtoi polici në shërbim të popullit, por e vuri atë në shërbim të krimit dhe autokracisë!

Premtoi reformë në arsim dhe uljen e pagesave për studentët, por në vend të këtyre solli rritjen e kostove për shkollat dhe mbolli injorancën dhe mediokritetin në arsim!

Premtoi legalizime falas, por ato u shtrenjtuan gati dyfish!
Premtoi medikamente mjekësore më të lira, por solli në treg ilaçet më të këqija!

Kjo fytyra është fytyra e vërtetë e Rilindjes së Edi Ramës, pa pasqyrë!
Kush e voton sërish e meriton plotësisht!